Pendarovski: Korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët

December 7, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në Forumin e Hapur dy ditor kundër Korrupsionit, organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në kuadër të Programit Qytetarët Kundër Korrupsionit dhe Programit Rajonal të Rrjetit Kundër Korrupsionit (SELDI). Në fjalimin e tij, Presidenti theksoi se, 63% e qytetarëve ta konsiderojnë korrupsionin si problemin kryesor.

Përmendur indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, Presidenti vuri në dukje se vendi renditet në vendin e 85-të në botë. Duke theksuar se korrupsioni është bërë një pjesë e përditshme e shoqërisë, ai shprehu shqetësimin e tij për mungesën e vullnetit politik, boshllëqet sistematike, bllokimin e integrimit europian dhe kulturën e mosndëshkimit në nivel lokal.

“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të punojnë dhe të ndërtojnë, jo të vjedhin. Në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë se një sasi e vogël nuk e bën korrupsionin më pak serioz. Pavarësisht nëse është 500 apo 500.000 denarë, korrupsioni është korrupsion dhe nuk guxon të tolerohet”, theksoi ai.

Pendarovski shtoi se korrupsioni do të jetë pengesë kryesore në procesin e integrimit evropian dhe tha se duhen marrë masa konkrete. Ai shtoi se nevojën për harmonizim të plotë të legjislacionit vendas me atë evropian dhe shtoi se suksesit në luftën kundër korrupsionit do t’i shërbejë një front i gjerë qytetarësh dhe institucionesh.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për një kulturë të re kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si sfidë që duhet të adresohet nga të gjithë segmentet e shoqërisë dhe institucionet. Ai potencoi rolin e mediave, gazetarisë investigative dhe sektorit joqeveritar në luftën kundër korrupsionit dhe theksoi se një sasi e vogël e korrupsionit nuk duhet të tolerohet.

Pendarovski përmbylli fjalimin duke theksuar se për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të integruar, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë në qendër të përpjekjeve dhe politikave të vendit. Ai gjithashtu kujtoi se më 9 dhjetor do të festohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe më 10 dhjetor Dita e të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se drejtësia nuk mund të triumfojë ku ka korrupsion.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski nga Brukseli: KE-ja njeh përafrimin solid të legjislacionit tonë me atë evropian

Story i radhës

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2023

Të fundit nga

ShkoLartë