pendarovski kerkon te denohen ganiu dhe kasami 64d8b06b43b76

Pendarovski kërkon të dënohen Ganiu dhe Kasami!

August 13, 2023
1 minut lexim

Cekja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste paraqet ndezje të urrejtjes dhe mosdurimit etnik me çka pa hamendje sulmohen parimet themelore dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë së shtet multietnik, thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Organizuesit e tubimeve publike në Tetovë dhe në Çair duhet të sanksionohen me ligj për shkeljen e dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujt dhe simbolet e bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit. Në atë drejtim u bëj thirrje organeve kompetente në afat sa më të shkurtë t’i përfundojnë procedurat e caktuara”, nënvizohet në reagimin e Pendarovskit.

Mënyra e realizimit të idesë për riemërimin e rrugës në komunën e Çairit, ceket në reagimin e Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimin e trashëgimisë historike të të gjitha bashkësive në shtet.

“Në atë kuptim, pres shërbimet inspektuese kompetente të kotnrollojnë nëse gjatë sjelljes së vendimit është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, që duhet t’i përfshijë edhe votat e bashkësive të cilat nuk janë shumicë në atë komunë”, qëndron në reagimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.

MARKETING

RENT A CAR

mbi 200 aksidente trafiku ne dy ditet e fundit ne kosove 64d8aed017d87
Story i mëparshëm

Mbi 200 aksidente trafiku në dy ditët e fundit në Kosovë

kepa drejt realit chelsea kthen ne angli portierin qe shkroi historine 64d8b1983c411
Story i radhës

Kepa drejt Realit, Chelsea kthen në Angli portierin që shkroi historinë

Të fundit nga

ShkoLartë