Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i pyetur në se do të kandidojë për një mandat të dytë si President, ai u përgjigj se tani nuk është momenti të mendojë për në gjë të tillë, pasi vendi momentalisht po kalon një periudhë të vështirë. Ai u përgjigj shkurt, se zgjedhjet janë në prill-maj të vitit që vjen dhe ka mjaftueshëm kohë për t’u menduar.
“Pyetja e kolegut tuaj ishte nëse po mendoj për një mandat të dytë. Unë thashë që nuk mendoj, dhe të them të drejtën, nuk e di cili njeri normal, qytetar i Maqedonisë sonë apo politikan të paktën, mund të mendojë për pushtet, për zgjedhje, për mandate në kohë kaq tragjike që po kalojmë. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, të planifikuara për prill dhe maj, kemi kohë të mjaftueshme pas Vitit të Ri për të menduar për ato gjëra, por në këtë moment mendimet e mia janë të drejtuara vetëm për familjet e viktimave dhe natyrisht në kuadër të Zyra ime të punojë deri në fund të mandatit, në përputhje me nevojat e qytetarëve që më dhanë nderin të drejtoj vendin para katër vitesh e gjysmë”.
Burimi: TV21