Pendarovski: Është e qartë se në Samitin e dhjetorit nuk do të ketë vendim pozitiv për ne

“Është absolutisht e panevojshme një aventurë e tillë për cilindo në Maqedoni, sepse e dimë se si kemi kaluar në të kaluarën kur kemi pasur tensione ndëretnike dhe konflikte ndëretnike. Unë dua që të gjitha ato përpjekje nga cilado anë vijnë që t’i zhvendos në atë kontekst, para zgjedhjeve, disa muaj para zgjedhjeve nëse janë në pranverë dhe është një mënyrë e rrezikshme që të arrihet në rejting politik apo pikë politike”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe se vendi nuk do të destabilizohet, por mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike mes bashkësive etnike në vend dhe siç tha, “është gjëja e fundit që na duhet përveç të gjitha problemeve”.

Sipas tij, asnjë tension politik në kuadër të marrëdhënieve ndëretnike nuk mund ta destabilizojë vendin, për arsye se korniza që funksionon tashmë 22 vjet në atë pjesë, siç tha, “nuk është e mirë si praktikë politike dhe si përpjekje të individëve apo subjekteve politike në atë rast që të fitojnë pikë politike”.

Lidhur me kandidimin e tij për mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Pendarovski tha se është herët për të thënë diçka rreth kësaj dhe se për këtë do të mendojë pas Vitit të Ri.

Story i mëparshëm

Çifti bashkëshortor i cili ishte evakuuar nga Gaza falëndron të gjitha institucionet e përfshira drejtpëdrejtë në evakuimin e tyre

Story i radhës

Rreth 1500 studentë në vit largohen nga Maqedonia/ Në kërkim të mundësive më të mira arsimore dhe perspektivë për të ardhmen

Të fundit nga