Pendarovski: Do të tentoj të jap kontributin tim personal në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

January 27, 2022
1 minut lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot paralajmëroi se për më pak se një muaj do të shkojë për vizitë zyrtare në Bullgari. Pendarovski tha se për këtë po dakordohen me homologun e tij bullgar Rumen Radev, ndërkaq theksoi se qëllimi është që të dy të japin kontribut pozitiv në tejkalimin e kontestit mes dy vendeve.

Pendarovski përsëriti se fillimi i fazës së re të marrëdhënieve bilaterale është i shkëlqyeshëm, por që sipas tij ende jemi larg hyrjes më të detajuar në procesin e zgjidhjes së problemit dhe përfundimin e tij të mundshëm pozitiv.

“Do të tentoj shumë shpejtë të jap kontributin tim personal në proces sepse mendoj se është me rëndësi çdo institucion politik në të dy shtetet të kontribuojë. Për më pak se një muaj, planifikojmë, dakordojmë me kolegun tim Radev vizitë zyrtare në Bullgari. Qëndrimi im është se dy presidentët duhet të japin kontribut pozitiv për përfundim të suksesshëm të këtij procesi sepse ky është interes strategjik i të dy shteteve. Jam i bindur se Radevi e ndan mendimin tim”, theksoi Pendarovski.

Ai e përshëndeti edhe qasjen e re në bisedime me Sofjen, duke nënvizuar se megjithatë, ende jemi në fazë iniciale në të cilën të dyja palët shprehin dëshira të mira se si do të donin të zhvillohej procesi.

“Mendoj se bëhet fjalë për fillim të shkëlqyeshëm të kësaj faze të marrëdhënieve tona bilaterale. Ka dy qeveri të reja, dy kryeministra të rinj të cilët nuk vijnë nga shkolla e vjetër, dëgjohet retorikë e re, ndjehet energji e re, ndërkaq ka edhe metodologji të re – grupe të reja të punës, komisione, në vend të propozimeve të Lisbonës. por, më duhet të them në mënyrë të kristaltë qartë, bëhet fjalë vetëm për fillim, për fazë nismëtare në të cilën të dyja palët shprehin dëshira të mira se si do të donin të zhvillohej procesi. Por, jemi larg hyrjes së thellë në proces dhe ende jemi larg përfundimit të tij të mundshëm pozitiv”, tha shefi i shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin

Story i radhës

Shqipërisë i përsëritet e njëjta histori pas kaq shumë vitesh!

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë