pendarovski borrell realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojen e integrimit te rajonit ne be 622f21d6a3d9e

Pendarovski – Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE

March 14, 2022
1 minut lexim
pendarovski borel 780x470 1

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar të Komisionit Evropian, Josep Borrell.

PR gif

Pendarovski vizitën e përfaqësuesit të lartë Borrell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon e vlerësoi si konfirmim të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

“Fillimi i negociatave për anëtarësim të RMV-së në BE është një provë e besueshmërisë së Bashkimit Evropian. Me dinamikën e re gjeopolitike, nuk po flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke marr parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur që në mars të vitit 2020 t’i nisin negociatat për anëtarësim me Këshillin e BE-së”, tha Pendarovski.

Maqedonia e Veriut, siç theksoi kreu i shtetit, është dëshmuar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe bllokada e saj e mëtejshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme.

Gjatë takimit Pandarovski-Borell kanë diskutuar edhe për konfliktin Rusi-Ukrainë, dhe ndikimin e tij në sigurinë e kontinentit evropian në tërësi, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit.

Nga ana tjetër Borell përshëndeti vendimin e vendit për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

baner eko skuter 3

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

historiani rus zorin putini nje i burgosur i mitologjise popullore qe vete ai shpiku 622f1bfd205c8
Story i mëparshëm

Historiani rus Zorin: Putini një i burgosur i mitologjisë popullore që vetë ai shpiku

nderpritet furnizimi me uje per 13 fshatra te rekes se keqe shkaku i nje defekti 622f2379277c9
Story i radhës

Ndërpritet furnizimi me ujë për 13 fshatra të Rekës së Keqe shkaku i një defekti

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë