Pendaroavski: Nuk bëj pazar votash! Siljanovska: Rezultati do të jetë 3:1

min lexim

Debat i xnehtë, që në disa momente kalonte në grindje, mes kandidatëve për kryetar të shtetit, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE. Në në Click Plus të TV21, që të dy kandidatët folën për paralajmërimet për bojkot dhe mundësia që të mos arrihet censusi prej 40% që nevojitet për zgjedhjen e presidentit, por debati shkoi edhe rreth asaj se si ka qenë në pushtetet paraprake.

Në lidhje me atë se kush nga kush pret mbështetje dhe matematikat partiake për transferimin e votave, Pendarovski dhe Siljanovska me qëndrime të ndryshme. Pendarovski thotë se pret vota nga qytetarët e jo nga pazaret politike për kontingjente votash.

Siljanovska është e bindur se epërsia në vota do të jetë edhe më e madhe dhe thotë se pret vota nga opozita.

Në lidhje me atë se si shteti do të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe bllokadën e ndryshimeve kushtetuese, Siljanovska vlerëson se nuk ka nevojë për sjelljen e tyre për shkak se siç tha kjo nuk do të zgjidh problemin por do ta thellojë. Sipas Pendarovskit struktura politike e cila e mbështet Siljanovskën, duke aluduar për VMRO-DPMNE-në nuk ka fare për qëllim që të shkojë drejt BE-së.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kufiri Serbi-Kroaci: Gjenden cigare pa banderola në autobusin nga Kosova, ndalohen shoferi dhe konduktori

Story i radhës

Pritet të ketë breshër, këto do jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim

Të fundit nga