Penalltia e Realit tërbon trajnerin

December 31, 2022
1 minut lexim

Pacheta, trajneri i Valladaolid, klubi i Fenomenit Ronaldo, nuk është dakord dhe e ka shprehur qartë. Penalltia që i dha avantazhin Real Madrid-it në minutën e 83-të, tërboi trajnerin spanjoll i cili protestoi në konferencën për shtyp.

Pacheta e krahasoi prekjen me dorë të dhënë në favor të Real-it me një episod të ngjashëm që i ndodhi Valladolidit në fushën e Athletic Bilbao në San Mamés, por në atë rast u injorua nga arbitri.

“Çfarë mu…, edhe në San Mamés ishte dorë! Jam ngopur me këtë m.., t’i japin të gjitha atëherë. Jam indinjuar”, komenton Pacheta. I cili më pas vazhdon: “Le të shohim imazhet e San Mamés dhe të bëjmë krahasimin, atje nuk e japin dhe këtu po, duhet të na e japin edhe ne.

“Sot na kanë dhënë një penallti kundra që nuk na e dhanë herën e kaluar dhe herën tjetër ishte shumë më e qartë. A protestoj? Sigurisht që po, sigurisht që do të protestoj.

“E kuptoj që arbitri e ka një punë të vështirë, por edhe e imja është. Dhe kini kujdes, mos harroni se gabimet e arbitrave i paguaj unë, ndërsa të miat nuk i paguajnë ata. Dhe prandaj ankohem”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U përfolën për një ndarje të mundshme, Bes Kallaku vulos raportin me Xhensilën me foton në prag të ndërrimit të viteve

Story i radhës

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ju drejtohet qytetarëve për fundvit

Të fundit nga

ShkoLartë