Pas protestës së disa javëve më parë, pemëtarëve të Prespës u është paguar dëmshpërblim për dëmet e viti 2016, por vetëm 50%.
Ata u mblodhën sërish sot në shenjë proteste duke kërkuar edhe pjesën e mbetur dhe pagesën për dëmet e viteve në vijim.
Ata ankohen se nga Agjencia për mbështetje financiare kur i lëshojnë mjetet, nuk përcaktojnë se për cilin vit dhe për çfarë arsye janë ata mjete, kështu që pemëtarët as nuk e kanë idenë se cili vit ju ka mbetur pa paguar.
Protestat e tyre do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, për të cilat janë marrë vesh me ministrinë e Bujqësisë.
“Vazhdimësia e kërkesës në kohën më të shkurtër të mundshme, pagesën e prej 50% nga viti 2016. Të gjitha pikat tjera nga mbledhja e fundit të Ministrisë së Bujqësisë mbetemi në kërkesat tona për të cilat tanimë jemi marr vesh”, tha Lube Papulevski, kryetarë i Shoqatës së Pemëtarëve-Prespë.
Pemëtarët të revoltuar se qeveria nuk e mbajti fjalën, thonë se kjo është padrejtësi ndaj tyre.
“Shteti në mënyrë të rregullt t’i servisë angazhimet ndaj pemëtarëve ashtu siç ata arrijnë, dhe nëse dalin në disa analogji unë atë do ta krahasoja me rrogat e administratës shtetërore, a duhet administrate shtetërore më datë 1 të muajit të bëjë kërkesa të veçanta dhe të protestojë për të marrë rrogë? Nuk duhet!”
“Për 6 vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike, kriza me koronën, krizën energjetike ne nuk I kërkuam ata mjetet që të na jepen që na I ka borxh shteti, megjithatë ne tanimë e kemi arritur fundin, ashtu si ne që I dolëm në ndihmë qeverisë tanimë duhet edhe shteti të na dal në ndihmë neve”
Problem tjetër me të cilin ballafaqohen pemëtarët është pensioni. Ata thonë se pensioni i tyre do të jetë 10 mijë deri në 11 mijë denarë, andaj ata pyesin shtetin se si do të mbijetojnë më këtë pension, sidomos tani që gjithçka është shtrenjtuar.