Pelosi nis turin në Azi, por mbetet mister vizita ose jo në Tajvan

min lexim

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, po fillon një turne në Singapor, Malajzi, Kore të Jugut dhe Japoni, sipas një njoftimi nga zyra e saj, por pa përmendur një vizitë të mundshme në Tajvan, megjithëse ka pasur spekulime intensive se ajo mund të vizitojë ishullin e vetëqeverisur.

Por Kina, e cila pretendon përkatësinë e Tajvanit, ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse ajo shkon atje.

Asnjë zyrtar i lartë i zgjedhur amerikan nuk e ka vizituar Tajvanin në 25 vjet. Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit.

Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë në të ardhmen.

Ndërkohë Pelosi ka qenë prej kohësh një kritike e zëshme e udhëheqjes kineze, duke denoncuar të dhënat e saj për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Jo më larg se dy ditë më parë, presidenti Biden dhe  homologu i tij kinez, Xi Jinping, patën një telefonatë ku  SHBA kundërshtoi me forcë çdo lëvizje të njëanshme për të ndryshuar statusin e ishullit.

Sipas politikës ‘një Kinë’, Uashingtoni nuk e njeh Taipein në mënyrë diplomatike. Por SHBA i shesin armë ishullit të vetëqeverisur në mënyrë demokratike në mënyrë që ai të mund të mbrohet

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ibrahimi zyrtarizon dorëheqjen: Faleminderit Ferizaj për të gjitha emocionet

Story i radhës

Eurodeputeti i alarmuar: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën

Të fundit nga