Mbrojtësi korçar, Jorgo Pëllumbi, gjeti golin e parë me fanellën e Debrecenit, në duelin ndaj Nyiregyhaza, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-3, në duelin e vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit.
Pëllumbi ishte padyshim një nga më të mirët në fushë, teksa tundi rrjetën në minutën e 8-të.
24-vjeçari lëshoi një predhë drejt portës kundërshtare, me një të majtë vrastare, me topin që shkoi në rrjetë.
Gjithsesi përtej humbjes, kjo mbetet një ndeshje e mirë në aspektin personal për Pëllumbin.
Burimi: botasot.info