Peleshi: Shqipëria në krah të Ukrainës

February 17, 2022
1 minut lexim

Shqipëria ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës.

Në takimin e ministrave të mbrojtjes të aleancës, Ministri shqiptar Niko Peleshi tha se Shqipëria ka dhënë do të angazhohet me të gjitha mundësitë e tij në të gjitha veprimet e NATO.

“Ne e kemi bërë të qartë që do të jemi gjithmonë në krah të popullit të Ukrainës, përkrah NATO-s për të shkurajuar çdo veprim dhe çdo kërcënim të Rusisë në kufijtë e Aleancës sonë”.

Në një intervistë që Ministri i Mbrojtjes dha për edicionin e lajmeve në Tv Klan, tha se kriza në Ukrainë mund të ketë efekte edhe në rajonin tonë.

“Nuk bëhet fjalë për kërcënime ushtarake dhe konvencionale në rajon, por bëhet fjalë për një destabilizim politik. Do të përmendja Serbinë, Bosnje Hercegovinën apo dhe vende të tjera ku ka forca politike apo faktorë të shoqërisë të cilët janë të influencuar nga rivali i NATO-s, nga rivali i vlerave tona”.

Ministri i Mbrojtjes tha se i kishte kërkuar NATO-s që të ishte më prezente në rajonin e Ballkanit dhe të mos i linte jashtë vëmendjes zhvillimet që ndodhin këtu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Indi: 13 të vdekur pasi ranë në pus gjatë një ceremonie martesore

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Consolidate Below Key Hurdles, NEO and DASH Outperform

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë