Në orët e pasdites ka pëlcitur gypi i ujit në Hajvali, si pasojë e të cilit pa ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Hajvali, Çagllavica, Veterniku, lagjet “Qëndresa” dhe “Qershia”.
KRU Prishtina njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanimin e prishjes.
Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandohet që rubinetet të lihen të hapura për pak minuta deri në kthjellim.