Një prind në Pejë është ankuar në polici, pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, në spitalin e Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se foshnja viktimë mund të merret të nesërmen.
Policia dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime.