Peja ka shënuar fitore të pastër ndaj Golden Eagle Therandës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Play-Off-it, duke marrë epërsinë 1:0 në seri.
Pejanët dominuan në dy setet e para dhe arritën ta mbyllin me sukses edhe setin e tretë, pavarësisht reagimit të vonshëm të mysafirëve.
Me këtë fitore, Peja është një hap larg gjysmëfinales së madhe, aty ku e pret Ferizaji, lideri i sezonit të rregullt.
Kjo seri luhet me sistemin “dy fitore për kualifikim” – skuadra që arrin e para dy fitore, siguron biletën për në gjysmëfinale.
Takimi i dytë do të jetë vendimtar për Therandën që kërkon barazimin, ndërsa Peja synon ta mbyllë punën dhe të ecë tutje.
Burimi: botasot.info