Peja fiton derbin e madh ndaj Prishtinës së Dardan Berishës

min lexim

Peja ka treguar zemër të madhe në kryeqytet, ashtu si i ka hije, duke e nisur me fitore të madhe ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës.

Pejanët shënuan fitore me rezultat 76:70 (17:19, 23:11, 9:22, 27:18 ) ndaj Prishtinës, në javën e parë të Kampionatit të Kosovës në basketboll. 

Ndeshje me rivalitet të madh mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, u përcoll nga një numër i madh i shikuesve, mbi 2 mijë veta në palestrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Image

Çereku i parë ishte interesant por përfundoi me dy pikë dallim (19:17) në të mirë të prishtinasve. 

Peja tregoi lojë shumë të mirë në çerekun e dytë dhe arriti të shkëputet në epërsi me 10 pikë (30:40). 

Prishtina tregoi tjetër fytyrë në çerekun e tretë, gradualisht shkriu epërsinë e verdhezinjve dhe kaloi në epërsi me 52:49 në minutën e  30-të. 

Çereku i fundit ishte interesant, në minutën e 35-të 61:57 për prishtinasit. 

Në minutën e 38-të, Peja ngushton rezultatin në 65:64. 

Peja energjike, kalon në epërsi me tre pikë (67:70) në minutën e 39-të. 

Peja ka shënuar fitore me rezultat 76:70 ndaj Prishtinës së Dardan Berishës.

Dardan Berisha me 25 pikë e Dustin Thomas me 15, janë më efikasit të Prishtina dhe Rodney Purvis me 17 pikë e Jalen Tate me 14 të Peja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

8 rregullat që do të ju ndihmojnë rreth parave

Story i radhës

KPK kërkon edukim e arsimim publik të plotë për fëmijët

Të fundit nga