Ylli i Barcelonës, Pedri, ka zbuluar se ai doli të provohej te Real Madrid disa vite më përpara.
Pedri u stërvit tre ditë me Realin dhe nëse gjërat do të kishin shkuar mirë, ai me siguri nuk do të ishte sot një lojtar i Barcelonës.
“Shkova te Real Madrid dhe ditët e para nuk mund të stërvitesha pasi fusha ishte e mbuluar me borë. Më pas u stërvita disa ditë. Pasi më panë se si luaja, më zbritën në ekipin B dhe në fund më thanë që nuk kisha nivelin për të qëndruar te ekipi i Real Madrid.
Kjo gjë më bëri keq të jem realist, kështu që fillova të punoj fort për të patur një të ardhme. Tani jam aty ku dua të jem, te Barcelona.
Nuk e kam takuar kurrë më personin të cilin më tha që nuk kisha talent për të luajtur me Realin, por do doja t’i thoja se tashmë luaj për Barcelonën dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Pedri për “El Partidazo de Cope”.