Pedri është një nga futbollistët që do të jetë pjesë e Spanjës për Kupën e Botës që do të luhet në Katar.
Gjatë daljes së tij para mediave, talentit të Barcelonës iu kërkua një premtim dhe premtimi që bëri mesfushori ishte:
“Nëse fitojmë, e lë parukierin të më rruaj ose të më bëjë diçka çfarë të dojë”.
Mesfushori i Barcelonës më tej lavdëroi Luis Enriquen:
“Ai është trajneri më i mirë për Spanjën. Ai është ai që na bën të besojmë dhe që na bën të luajmë më mirë së bashku”.