Pedri ishte i gatshëm të nënshkruante për Realin, por u refuzua

min lexim

Pedri është njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Barcelonës.

Ai gjithashtu vlerësohet edhe si një prej futbollistëve më të mirë te skuadra e udhëhequr nga Xavi.

Megjithatë, ai më herët kishte mundur t’i bashkohej rivalëve të përbetuar të Barcelonës, Real Madridit.

Në Spanjë është komentuar shumë se ai ishte në prova te Real Madridi në vitin 2018, përpara se të bashkohej me katalunasit, por “Los Blancos” nuk i ofruan atij një marrëveshje.

Pedri së fundmi u u pyet nëse do të nënshkruante për Real Madridin nëse ata do t’i kishin ofruar një kontratë.
“Ambicia ime ishte të bëja rrugën time si një futbollist profesionist dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të refuzoja një ofertë nga një prej klubeve të mëdha në historinë e këtij sporti”, tha ai për “El Pais”.

Por, Pedri duket më shumë se i kënaqur me mënyrën se si gjërat kishin shkuar.

“Ai tren kaloi dhe dy vjet më vonë përfundova duke nënshkruar për ekipin e ëndrrave të mia. Ajo e familjes sime dhe e idhullit tim të parë të futbollit, Andres Iniesta. E kam thënë gjithmonë, kam qenë lojtar i Barçës që kur isha fëmijë”, shtoi reprezentuesi i Spanjës.

Pedri debutoi me skuadrën e parë të Barcelonës në vitin 2019, si 16-vjeçar.

Ai ka kontratë të vlefshme me Barçën deri në verën e vitit 2026.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Efektet e rritjes së normave të interesit, si pritet të jetë e ardhmja e tregjeve në zhvillim

Story i radhës

Gjendet trupi i pajetë i një 8-vjeçari të zhdukur në Australi

Të fundit nga