Pedagogët nuk terhiqen nga kërkesat/ Bojkotojnë auditoret në ditën e dytë të vitit akademik

October 18, 2022
1 minut lexim

Pedagogët vijojnë bojkotin e auditorëve. Edhe në ditën e dytë të vitit akademik, në shumicën e fakulteteve të Tiranës, mësimi nuk u zhvillua.

Pedagogët e Universitetit Politeknik të Tiranës paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimit të tyre dhe tregojnë se çdo orë e humbur do të zëvendësohet e nuk do të humbasë.

Studentët shprehën mbështetje të kërkesave të pedagogëve, por ngritën shqetësimin e krijimit të boshllëqeve si pasojë e nisjes së vitit akademik, pa zhvilluar asnjë orë leksioni e seminari.

Protestës së pedagogëve nuk iu është bashkuar Universiteti Bujqësor i Tiranës, si dhe Universiteti i Mjekësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Methoxha e Ago: Duam 3 pikët e para!

Story i radhës

Përurohet rinovimi i soliterëve nga MCC

Të fundit nga

ShkoLartë