Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie të mërkurën

October 31, 2022
1 minut lexim

Pedagogët e universiteteve në Shqipëri do të nisin të mërkurën grevën e urisë, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria.

“Deri tani qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar kërkesat tona dhe nuk ka dëshirë për të reaguar për të gjetur zgjidhje, por si gjithmonë ofron zgjidhje kozmetike, edhe ato më shumë në trajtë premtimesh, për sa kohë nuk janë shoqëruar me akte normative”, tha Sandër Kovaçi, kryetari i Sindikatës së Punonjësve Universitarë.

“Në këto kushte, pas një diskutimi të gjatë me përfaqësues të sindikatës por edhe me stafet akademike, është propozuar që protesta të kalojë në trajtën e grevës së urisë, që në këtë fazë mund të bëjë efekt të sensibilizojë opinionin e brendshëm dhe të huaj që të detyrojë qeverinë dhe politikën në përgjithësi që ta vendosë arsimin si prioritet kombëtar”, tha ai.

“Ndaj kërkojmë një “po” të madhe për këtë akt të padëshirueshëm, por të nevojshëm. I lëmë qeverisë edhe dy ditë kohë, për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së kërkesave tona. Për ndryshe, të mërkurën, ora 16:00, të gjithë të jeni këtu në shenjë solidariteti për të gjithë ata bijë e bija që kanë marrë përsipër këtë akt”, shtoi Kovaçi. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Michael J Fox pësoi makth 12 muaj pasi kishte thyer kockat

Story i radhës

​Down Syndrome Kosova dhe Fluidi Group nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë