Pedagogët kërkojnë rritje page/ Luljeta Bozo: Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!

1 minut lexim

Deputetja e PS, Luljeta Bozo, si një akademike me eksperience 58 vjeçare, ka komentuar peticionin dhe kërkesat e pedagogëve të universiteteve që janë ngritur në protesta për rritje të pagave dhe fondeve për kërkimin shkencor.

Në një intervistë për Top Channel, deputetja thotë se e mbështet idenë se pedagogët duhet të kenë një trajtim më të mirë ekonomik.

“Janë disa problem që nuk ka lidhje as e majta as e djathta, arsimi është i të gjithëve”, shprehet Bozo.

Por duket se ajo është në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama se jo të gjithë pedagogët duhet të paguhen njësoj, por të vlerësohen në bazë të performancës dhe t’i rrisin rrogën vetes.

“Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo për TCH.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosovës për herë të parë i jepet fjala në Asamble të Këshillit të Evropës, deputetja thërret: Slava Ukraini!

Story i radhës

Bashkëpunimi mes dy vendeve, Putin takohet me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Të fundit nga