Peci tha se iu refuzua mbrojtja pasi i përket PDK-së, deklarohet zëvendësdrejtori i Policisë në veri

min lexim

Zëvendësdrejtori i Policisë në veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka demantuar deklaratat e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se i është refuzuar mbrojtja nga Policia e Kosovës, pasi i përket PDK-së.

Elshani ka thënë se nuk kanë pranuar asnjëherë kërkesë për mbrojtje.

Megjithatë, Elshani ka dhënë garanci se për çfarëdo problem të tyre policia ka mundësi të iu ofrojë siguri sepse ndodhen në gjithë territorin e veriut.

“Tek ne nuk është bërë një kërkesë e tillë. Ne jemi në afërsi të kryetarit të komunës në çdo kohë dhe çdo moment, dhe jo vetëm të kryetarit të komunës së Zveçanit por edhe të gjithë kryetarëve të tjerë.Jemi në gjithë territorin e veriut të vendit.Nuk ka ndonjë problem për ta theksuar, sidoqoftë çfarëdo brenge që kryetarët e veriut e kanë ne jemi afër tyre dhe kemi mundësi që të ofrojmë siguri”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.

Tutje, i pyetur se a do të shtohet prania e policisë pranë objektit të komunës pas incidentit të sotëm që u dogjën dy vetura, Elshani ka thënë se  mund të shtohet vigjilenca dhe kujdesi në një nivel më të lartë.

“Ne jemi në komuna,jemi në afërsi të tyre,ne jemi në cdo vend të veriut të vendit.Mund të shtohet vigjilenca, të kemi kujdes pak më shumë dicka e tillë mirëpo ne jemi në cdo vend”, ka shtuar ai.

Story i mëparshëm

Përkundër disa problemeve teknike, mbrëmja e dytë e “Sunny Hill 2024” vazhdoi zjarr me Burna Boy në krye dhe plot artistë vendorë që performuan

Story i radhës

Unaza e Madhe, Rama: Realizohet 96% e investimit në segmentin që lidh Sheshin Shqiponja me Bulevardin e Ri

Të fundit nga