peci refuzimi i ldk se nuk ka justifikim ne kemi tregu se jemi te gatshem per partneritet 681a65837cfa1

Peci: Refuzimi i LDK-së nuk ka justifikim, ne kemi tregu se jemi të gatshëm për partneritet

May 6, 2025
1 minut lexim

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci,  foli për ofertën që i është bërë LDK-së për bashkëpunim, duke thënë se rezistenca e tyre nuk është e arsyetueshme.

Ai tha se koalicioni aktual ka qenë i sinqertë dhe transparent në ofertën për partneritet, duke i kërkuar LDK-së të guxojë dhe të marrë përgjegjësi.

“Çka duhet me bo tjetër më të sinqertë sesa me qenë na që hapun në një letër që i drejtoheshin subjektit politik, e mes tjerash ku e shpjegon që përafria ose preferenca ose mendësia e votuesve edhe trendi i lëvizjes së tyre në dy-tri palë zgjedhjet e fundit thotë se shkon prej VV-së, LDK-së, ato ndërmjet GUX-it e LDK-së, guxos edhe Vetëvendosje. Dhe rrjedhimisht, çka kam ma të sinqertë sesa me ju ofru një partneritet dhe bashkëpunim”, deklaroi Peci.

Sipas tij, nëse LDK refuzon, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja, pas të cilave sërish do të kërkohet një koalicion.

“Edhe koalicioni, mes tjerash, është me i thanë që në rast se refuzon, zgjedhja e vetme është të shkuarja në zgjedhje dhe prapë do të duhet me u ulë dhe me realizu një koalicion. Dhe ne po e dëshmojmë si koalicion, në këtë rast prijësi i koalicionit është edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e demonstron katërçipërisht para qytetarëve që nuk jemi për me pasë bllokadë institucionale, që jemi për kompromise, që jemi për me ofru partneritet dhe bashkëpunim, por megjithatë në anën tjetër po hasim në një rezistencë të partive politike opozitare”, tha Peci në atv.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fushata per te votuar po realizohet ne rrjetet sociale me iniciative te komisionit qendror te zgjedhjeve 681a5c20c597e
Story i mëparshëm

Fushata për të votuar/ Po realizohet në rrjetet sociale me iniciativë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

transferimi nderkombetar i te dhenave personale shqiperia e kosova njohje reciproke 681a68507cef3
Story i radhës

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!

Të fundit nga

Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit. Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për
ShkoLartë