Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të merret urgjentisht me shitjen e barërave të llojllojshme, të prodhuesve dhe distributoreve të pautorizuar, të cilët po i reklamojnë ato pa asnjë hezitim në rrjetet sociale.
Peci ka shkruar në Facebook se nuk mund të lejohet që personat e painformuar të pësojnë nga këto ”barera”, që mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e tyre.
“Shteti duhet të veproj pa asnjë vonesë”, ka shkruar ai.