Peci: Kurti duhet ta kalojë egon e vet

1 minut lexim

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, duke folur për masat e Kosovës tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të kaloj egon e vet.

”Kurti duhet ta kalojë egon e vet ta ndryshojë për 180 shkallë qasjen e tij në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë përndryshe ne kemi me mbet në status quo Serbia vec ka me fitu edhe perendimi nuk mundet me na ndihmu nëse na nuk dojmë me punu me ta”, tha Peci.

Peci tha se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit është shumë e gabueshme.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, Emisari sllovak, Miroslav Lajcak , ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej.

Lajcak ka thënë se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar. Emisari sllovak ka thënë se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.

Story i mëparshëm

Rihanna është emëruar si fytyra e re e aromës “J’Adore” të Dior, pasi Charlize Theron e kishte këtë punë për dy dekada

Story i radhës

Temperatura deri 38 gradë C, ja si parashikohet moti sot

Të fundit nga