Peci: Hapja e urës së Ibrit në këtë moment është e gabueshme

1 minut lexim

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit është shumë e gabueshme.

”Hapja e urës së Ibrit në këtë moment është e gabueshme, pse është e gabueshme sepse për me qenë kjo e qëndrueshme për me kriju tension me kriju bashkjetës në atë pjesë të  këtë duhet të punohet që ta bëjë komunat  veriore të Mitrovicës bashkë me atë të Jugut kur mbahen zgjedhjet”, tha Peci.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej.

Lajcak ka thënë se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar. Emisari sllovak ka thënë se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.

Story i mëparshëm

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Story i radhës

Temperatura përvëluese në territorin e Maqedonisë, rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të lirohen nga puna

Të fundit nga