peach zbatimi i reformave kyc per aderimin e maqedonise se veriut drejt be se 61f950575a7d3

Peach: Zbatimi i reformave, kyç për aderimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

February 1, 2022
1 minut lexim

Mbretëria e Bashkuar fuqishëm e mbështet integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi për aderimin drejt BE-së është përzgjedhje sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe stimul i rëndësishëm për reformat, deklaroi Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor i cili është për vizitë dyditore në vendin tonë.

Në videomesazhin të incizuar nga Ambasada Britanike në Shkup, Peach theksoi se me rëndësi kyçe është që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës së saj reformuese, veçanërisht reformat të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës, menaxhimin e mirë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, duke theksuar se këto reforma janë të nevojshme për avancimin në aderimin drejt BE-së.

“Në takimet me liderët rajonalë, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar e inkurajojnë zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. E përshëndesim angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të vazhdojë sipas trajektores së saj euroatlantike pa asnjë shtyrje”, thotë Peach, në videomesazhin pas vizitës së tij të parë zyrtare në cilësi të përfaqësuesit special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës dyditore ka realizuar takime me presidentin dhe kryeministrin e vendit, me përfaqësues qeveritarë, anëtarë të opozitës dhe të rinj me qëllim, siç thotë, “ta riafirmoj përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rajonit dhe t’i dëgjoj qëndrimet e tyre”.

Ai gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor është me rëndësi kyçe në vizionin e Mbretërisë së Bashkuar për ndërtimin e rrjetin evropian të sigurisë dhe ekonomik./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryetari i gjilanit alban hyseni prezanton punet gjate muajit janar 61f94f77afaf4
Story i mëparshëm

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezanton punët gjatë muajit janar

d0bed0b3d180d0b0d0b1d0b5d0bdd0b0 d0b6d0b5d0bdd0b0 d0bad180d0b0d0b4d0b5d186 d0bdd0b0d181d0b8d0bbd0bdd0be d19d d198d0b0 d0bed0b4d0b7d0b5 61f95059cd4c4
Story i radhës

Ограбена жена, крадец насилно ѝ ја одзел чантата

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë