​PE mbështet strategjinë e re pyjore të BE-së deri 2030

September 13, 2022
1 minut lexim

Anëtarët e Parlamentit Evropian pranuan sot një raport mbi strategjinë e re të BE-së për pyjet deri në vitin 2030, i cili thekson se menaxhimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e pyjeve janë çelësi për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe se nevojiten investime urgjente për restaurimin e tyre.

“Pyjet duhet të restaurohen për t’i bërë ato më elastike. Koha po ikën”, paralajmëroi raportuesja Ulrike Muller në Parlamentin Evropian gjatë prezantimit të Raportit të Strategjisë së Pyjeve, i cili u mbështet me 417 vota pro, 144 kundër dhe 67 abstenime.

Raporti thekson parimet se pyjet evropiane janë me shumë qëllime, se menaxhimi i qëndrueshëm është qasja më premtuese në kujdes, pyjet janë lokale dhe pronarët dhe pylltarët janë shtyllat mbi të cilat qëndron strategjia.

“Strategjia duhet të krijojë koherencë politike në drejtim të katër parimeve kryesore, veçanërisht në fushat e klimës dhe mbrojtjes së specieve, por edhe në drejtim të një ekonomie rrethore të bazuar në biologji dhe rritjen e gjelbër”, tha raportuesja Muller.

Strategjia e re pyjore e BE-së e miratuar në korrik 2021 është një iniciativë kryesore e Planit Evropian të Gjelbër. Në thelb të tij qëndron njohja e multifunksionalitetit të pyjeve dhe ekuilibri midis funksioneve të tyre ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Ndryshe, struktura e pronësisë së pyjeve në BE është e larmishme. Edhe pse ka një kombinim publik-privat, 60 për qind e tyre zotërohen nga rreth 16 milionë pronarë privatë.

Strategjia e BE-së për Pyjet synon të forcojë lidhjen me Planin e Gjelbër dhe Strategjinë e Biodiversitetit dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat përballet sektori i pyjeve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania triumfon, kualifikohet në gjysmëfinale

Story i radhës

Xavi qan rastet e humbura

Të fundit nga

ShkoLartë