Edhe pse ishte paraparë që Kuvendi Qendror i PDSH–së të mbahet në sallën e Komunës së Tetovës nuk u mbajt aty nga shkaku se salla ishte e mbyllur.
Nga PDSH akuzojnë Kryetarin e kësaj Komune Bilall Kasamin për privatizim të këtij institucioni, informon KlanM.
“Ne kemi kërkuar kërkesë të rregullt për shfrytëzimin e sallës së Komunës organet e komunës nuk janë përgjigjur formalisht. Ku kryeari i komunës çelsat e sallës së Komunës i ka marrë me vete. Si duket pushteti aktual e trajton Komunën si pronë private”, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH.
Kuvendi punimet i vazhdoi në qendrën për Kulturë në Tetovë ku u zgjodhën anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie, nënkryetarë dhe sekretari i përgjithshëm.
Hapësira e veprimit politik për PDSH sipas kreut të kësaj partie Menduh Thaçi po vazhdon të rritet.
Nënkryetarë të partisë u zgjodhën profesoresha Valbona Toska, Fatmire Isaku, Fejzi Xhelili dhe Halit Krasniqi, sekretarë partie u zgjodh Sali Ajdini.
“Unë mendoj se hapësira e veprimit politik të PDSH pas dështimit të mirëpritur të grupacionit të Ziadinit do të rritet në 100. Ne do të punojmë dhe do të veprojmë në këtë drejtim”, deklaroi Menduh Thaçi Kryetar i PDSH-së.
Pas kongresit të PSDH me zgjedhjen e kryesisë qendrore dhe kryesisë së ngushtë rrumbullaksohet organizimi horizontal i kësaj partie.
Më pas do të zgjidhen edhe kryesitë nëpër degët dhe nëndegët e PDSH-së.