PDSH përshëndet votimin e propozimit francez

1 minut lexim

PDSH ka pershendetur votimin e propozimit francez ne Kuvendin e Maqedonise.

Partia Demokratike Shqiptare përshëndet votimin e Konkluzioneve në Kuvendin e RMV për miratim të Propozim-kornizës për fillim të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në BE, duke vënë në pah se kjo rrugë është edhe përcaktim i programit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Ne vazhdimisht kemi luajtur rol të rëndësishëm në zhbllokimin e çdo pengese që ka të bëjë me eurointegrimet e vendit si dhe do mbetemi vendosmërisht të orientuar dhe me përkrahje të parezervë për integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thuhet ne kumtesen e PDSH-se.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjithë në plazh, vetëm ti në punë? 5 këshillat e ekspertes për ta përballuar sa më lehtë

Story i radhës

​Çeku: Palestra në Prizren e rinovuar, plotëson standardet për ngjarjet ndërkombëtare të sportit

Të fundit nga