pdk ne gjilan komuna pagoi mbi 6 milione euro per vendime gjyqesore ne vitin 2024 67f1c7437d121

PDK në Gjilan: Komuna pagoi mbi 6 milionë euro për vendime gjyqësore në vitin 2024

April 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ngritur shqetësime rreth menaxhimit financiar të Komunës së Gjilanit për vitin 2024.

Ai theksoi se mbi 6.2 milionë euro Komuna e Gjilanit ka paguar për vendime të Gjykatave gjatë vitit 2024, dhe kjo sipas tij ka rrjedhur nga planifikimi dhe menaxhimi i keq i buxhetit.

“Nga kjo shumë, rreth 1.3 milionë euro janë paguar për shpronësime, 690 mijë euro për operatorët ekonomikë, ndërsa 1.27 milionë euro janë shpenzuar për kompensimin e mësimdhënësve, përmes kategorisë së investimeve kapitale”, tha ai.

Po ashtu, 3 milionë euro të tjera, sipas tij, janë paguar për vendime gjyqësore përmes kategorisë së pagave, përfshirë edhe 374 mijë euro për kompensimin e shërbyesve civil.

Rashiti shtoi se viti 2025 ka nisur me 2.9 milionë euro borxhe të bartura, përfshirë shpronësimet, mallrat e shërbimet dhe subvencionet – për të cilat ai thotë se nuk janë planifikuar mjetet në buxhetin e këtij viti.

Ai përfundoi duke theksuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse PDK nuk e ka votuar buxhetin për vitin 2025, të cilin e cilëson si të papërgjegjshëm dhe të ndërtuar mbi supozime paushalle që po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen financiare të Komunës së Gjilanit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fabrizio romano zbulon transferimin qe e ka shokuar deri me tani gjithcka ishte e kryer 67f1c311e3eae
Story i mëparshëm

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

ngjela gadishulli ilirik ne qender te interesit amerikan koha per arberine e re me keto shtete 67f213ac51cfa
Story i radhës

Ngjela: Gadishulli Ilirik në qendër të interesit amerikan – Koha për Arbërinë e re me këto shtete

Të fundit nga

Kanadaja hakmerret ndaj tarifave të Trump

Kanada ka vendosur një taksë doganore prej 25 për qind për importin e disa automjeteve dhe pjesëve të automjeteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj masave të njëjta të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë