PDK kërkon komision hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

April 4, 2024
min lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023-2024.

Në seancën plenare, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu tha se ky propozim ka ardhur në bazë të disa arsyeve, për çka përmendi hetimin për dështimin e sigurimit të teksteve shkollore falas edhe për nxënësit, për vlerësimin e kostos financiare të subvencionimit të teksteve shkollore e disa të tjera.

Zejnullahu potencoi se nga shtatori i vitit të kaluar, qeveria ende nuk ka njoftuar lidhur me numrin e nxënësve që kanë mbetur pa tekste shkollore dhe për koston financiare e cila do të rezultonte nga procesi i subvencionimit si mënyrë e blerjes së teksteve shkollore.

Zejnullahu: Të themelohet Komisioni Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

“Asokohe qeveria kërkoi kohë shtesë në mënyrë që të siguroj të dhëna të mjaftueshme si për numrin e nxënëseve të cilët i kishte lënë pa tekste ashtu edhe për koston financiare e cila do të rezultonte nga procesi i subvencionimit si mënyrë e blerjes së teksteve shkollore. Megjithatë, nga shtatori e deri më sot, as Kuvendi dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë njoftuar nga qeveria dhe as ministria përgjegjëse për arsim lidhur ë këtë proces, i cili në radhë të parë është zhvilluar pa bazë ligjore dhe në radhë të dytë ka shkaktuar pasoja të shumëfishta për prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit… Për të kuptuar arsyen e dështimit për të siguruar tekstet shkollore falas edhe për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9, për të vlerësuar nëse të gjithë nxënësit janë pajisur me tekste shkollore, për të vlerësuar arsyet pse ka dështuar procesi i blerjes së teksteve nga ana e shtëpive botuese dhe shumë aspekte të tjera që e kanë karakterizuar këtë proces si grup parlamentar, në mbështetje të ligjit në fuqi për hetim parlamentar kemi propozuar këtë komision hetimor për hetimin e procesit të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023-2024”, tha Zejnullahu.

Lidhur me këtë propozim të PDK-së, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo kërkesë është e bazuar krejtësisht në të pa vërteta dhe pa saktësi.

Ajo tha se nuk ka asnjë raport, kërkesë apo ankesë nga drejtoritë e arsimit për mos pajisje të nxënësve e tekste shkollore.

Pavarësisht kësaj, Nagavci tha se mezi presin për themelimin e këtij komisioni, sipas saj për të hetuar të gjitha keqpërdorimet që e kanë ndodhur ndër vite kur partitë e tjera kanë udhëhequr ministrinë e Arsimit.

Nagavci: Mezi presim të themelohet ky komision për të parë keqpërdorimet ndër vite

“Ndonëse kërkesa e PDK-së për themelimin e këtij komisioni hetimor parlamentar është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe në pasaktësi, unë personalisht, gjitha kabineti im dhe gjithë kolegët në ministri, mezi presim themelimin e këtij komisioni dhe të flasim për këtë temë sepse po, duhet hetuar të gjitha abuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite, ndërkohën kur PDK-ja udhëhiqte më ministrinë e Arsimit. Por, jo vetëm PDK-ja. Në arsyetimin tuaj në kërkesën që e keni dërguar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ju keni thënë se kemi dështuar në furnizimin me tekste shkollore për nxënësit. Kjo është e pavërtetë, ne nuk kemi asnjë raport, asnjë kërkesë, asnjë ankesë nga asnjë drejtori e arsimit e cila thotë se nuk janë furnizuar fëmijët apo se kanë mungesë të teksteve mësimore”, tha Nagavci.

Ndërkaq, nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që ky hetim për subvencionimin e librave shkollorë të bëhet në kuadër të Komisionit për Arsim, në vend se të formohet një Komision Hetues Parlamentar. Sipas tyre, kështu s’do të ketë nevojë për mjete shtesë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

75 vjet NATO/ Petrovska: NATO garantuese e pavarësisë dhe sovranitetit të RMV-së

Story i radhës

Dimitrievski kundër heqjes së “20%” nga Kushtetuta dhe zgjedhjes së presidentit në Kuvend: Për mua janë të papranuara

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë