PD sulmon kandidatin e Berishës për Bashkinë Dibër: Gruaja e tij mbrojti ministrat e Ramës

February 13, 2022
1 minut lexim

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Dibër, i cili prezantoi kandidatin Përparim Kryemadhi për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një reagim, selia blu shprehet se Kryemadhi nuk përfaqëson dibranët dhe as demokratët, por “Shtëpinë e Ilirit”.

Postimi i PD

Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.
Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha&Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Firmino humb vendin e titullarit

Story i radhës

Tonali: Shoqëria na do dhe na mbron

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë