PD: Shqipëria vendi më i varfër i rajonit, qeveria harxhon 300 mijë euro për propagandë

February 13, 2022
min lexim

Partia Demokratike  këtë të diele  ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen e shqiptarëve ku thekson se vendi ynë vijon të jetë më i varfër në rajon.

Deputetja e PD-së, Greta Bardeli  në një deklaratë për mediat ka sulmuar qeverinë “Rama” në lidhje me renditjen e vendit tonë në rajon.

Bardeli ka thënë se Rama po iu merr taksapaguesve shqiptarë 300 mijë euro për projektin e Këshillimit Kombëtar.

Deklarata e plotë:

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.

Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë.

40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri.

50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë.

Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte?

Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë.

I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të sherbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve!

Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese.

Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës  në Kryeministri, po  harxhon  disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.

Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës.

300 mijë euro deri tani per propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare.

500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që skanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.

Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhetimet e tij me charter.

Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit.

Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.

Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuari

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vajza e tij i ka rrëmbyer zemrën, a e dini kush është vjehrri super biznesmen i Arbër Hajdarit (FOTO LAJM)

Story i radhës

Kosova, Republika që u frymëzua nga uniteti i NATO-s dhe Perëndimit

Të fundit nga

ShkoLartë