PD protestë përpara SPAK, kundër masës së sigurimit ndaj Berishës

January 4, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e hënë, më 6 janar, do të zhvillojë një protestë para selisë së SPAK në Tiranë, si reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për rikthimin e masës së detyrimit për paraqitje ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Protesta do të mbahet në orën 9:30 dhe pritet të mobilizohen të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike.

Mediat kanë siguruar mesazhin që u është dërguar strukturave të PD, ku kërkohet që simpatizantët të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve të gjykatave që, sipas tyre, përdoren për të përndjekur kundërshtarët politikë të qeverisë.

Mesazhi i dërguar për strukturat e PD thotë:

“Të dashur miq, ditën e hënë, në orën 9:30, mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SPAK-it, si vegël në duar të Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Të gjithë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-it.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërpriten punimet në Stadiumin e Tetovës, Kasami: Vazhdojmë intenzivisht në mars, brenda 2025 do të jetë gati

Story i radhës

​Kolona edhe në orët e mbrëmjes në pikat kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë