PD padi Sakos së Durrësit, refuzoi dëshminë, pjesë e grupit kriminal të inceneratorëve

March 1, 2022
1 minut lexim

schedule17:04 – 1 Mars, 2022

Largimi refuzues nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve i kryebashkiakes në detyrë të Durrësit, Emiriana Sako për demokratët ishte për t’iu shmangur pyetjeve të deputetëve në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Durrësit.

Deputetja e PD, Ina Zhupa paralajmëroi një padi në SPAK për Sakon, e cila bëhet e dyta zyrtare që paditet pas Erion Veliajt.

Apeli i demokratëve ishte për drejtësinë, në një kohë që faktet janë publike.

Përgjatë gjithë kësaj jave, PD do të depozitojë në SPAK padi për zyrtarët e PS të përfshirë në procedurat e inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës ndërkohë që të hënën e ardhshme komisioni do të publikojë edhe raportin final të hetimit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Realiteti në terren dikton zhvillimet e reja…

Story i radhës

Ish zyrtari i NATO-s: Lufta në Ukrainë, test për sigurinë kolektive, Kosova të përgatitet për NATO

Të fundit nga

ShkoLartë