PD mbyll fushatën në Shkodër, Basha: Të çajmë rrethimin e së keqes; Bushati: Më shumë dashni e përkushtim

min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur sot fushatën elektorale në Shkodër. Të dielën e 6 marsit qytetarët shkodranë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Basha kërkoi votën për Xhemal Bushatin, kandidatin e PD-së, duke e cilësuar si të duhurin për Shkodrën. Kreu i demokratëve theksoi se bashkë do të çajnë rrethimin e së keqes, siç tha ai.

“Me forcën pathyeshme të fjalës shkodrane, të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër së keqes çka ka bërë që edhe në ditët më të errëta trap se prap çdo shqiptar sytë ti kthejë sytë nga i vetmi fanar që nuk thyhet kurrë, Shkodra e kulturës dhe qytetarisë.

Kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën truaj, të qytetarët, familjarit, guximtarit, Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës.

Edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë. Për të qëndruar të gjithë së bashku.

Ku ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdheni vrullshëm, askush të mos qëndrojë në një anë. Të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e së keqes”, deklaroi Basha.

Xhema Bushati përpara shkodranëve premtoi dashni dhe përkushtim, siç tha ai, ndërs akërkoi votën për t;i besuar drejtimin e Shkodrës më 6 mars.

“Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.

Duke kërkuar më shumë për qytetarët e Shkodrës,

Më shumë vëmendje aty ku ka harresë,

Më shumë shpresë aty ku ka humb shpresa,

Më shumë guxim aty ku ka frike,

Më  shumë dashni aty ku dashnia mungon.

Më shumë bashkim, sepse ajo qe na bashkon eshte me e forte se ajo qe na ndan.

Më shumë forcë në besimim tonë, se e nesërmja mund dhe duhet të jetë më e mirë.

Në 6 mars cdo vote mban  qëllimin dhe aspiratën tonë të përbashkët, fitoren e Shkodrës , Firoren e Partisë Demokratike !

Mirënjohje, dashni dhe përkushtim  pafund për JU të gjithë, për Shkodranet e mi,  që zgjidhni të jeni krah meje,  që zgjidhni Partinë Demokratike të Shqipërisë !

Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.

Më besoni votën tuaj më 6 Mars, votoni Partinë Demokratike, Votoni Xhemal Bushatin”, tha ai.

g.v/

Story i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Trakisë organizuan Simpoziumin shkencor 

Story i radhës

Letër emocionuese nga Shqipëria: Zelenski mos harro… po dërgoj armë për popullin tënd!

Të fundit nga