PD, lobim 6 milion dollarë/ Petraj: SPAK do thërrasë Flamur Nokën, ka firmosur kontratën

April 30, 2025
1 minut lexim

Avokati Edmond Petraj thotë se kontrata e lobimit të PD në shba, ka disa elementë që përmbëjnë shkelje ligjore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Petraj u shpreh se Flamur Noka, do thërritet në SPAK, pasi ka firmosur kontratën.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se SPAK duhet të verifikojë garantin e kontratës 6 milionë dollarëshe, Nuredin Gecin.

Edmond Petraj: Nuk mendoj se kjo kontratë në dukje mund të ketë elementë të pacënueshëm, por disa elementë i kemi kapur. 750 mijë dollarë janë shumë për t’u nisur drejt Amerikës. Nga KQZ, PD ka marrë 450 milionë lekë për fushatën. Është pothuaj dyfish. Flamur Nokës, SPAK mund t’i kërkojë kontratën. Personi që ka firmosur për PD, do të thërritet nga SPAK. Ka pasur një lobim të tillë edhe nga ana e Gruevsit. 1 milion dollarë. U kap në shkelje.

Brizida Gjikondi: Edhe ky Nuredini duhet të verifikohet nga SPAK. Ka dy shtetësi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Izet Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN

Story i radhës

Përplasje për sheshin `Xhorxh Bush` mes institucioneve lokale dhe qendrore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë