PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: U përdorën asetet shtetërore dhe pati shit-blerje të votës

May 24, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun e Kukësit, duke kërkuar përsëritjen e tyre. Ankimimi është bërë përmes përfaqësuesit ligjor Franci Nuri.

Në dokumentin e dorëzuar, PD rendit një sërë shkeljesh që, sipas saj, cënuan rëndë procesin zgjedhor në këtë qark.

Ndër më kryesoret, PD përmend përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës në funksion të një partie politike, shitblerjen e votës dhe parregullsitë me votën e emigrantëve.

Sipas Partisë Demokratike, këto shkelje e kanë deformuar vullnetin e votuesve dhe e bëjnë të domosdoshme përsëritjen e procesit zgjedhor në Kukës. KQZ pritet të shqyrtojë ankimimin në ditët në vijim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ljutkov: Me koncertin “Makedonisimo” në Romë, Tërpçeskit po i dërgojmë një mesazh të fortë

Story i radhës

Presidentja Osmani cak i kërcënimeve, avokatët me thirrje për institucionet e drejtësisë – ja si mund të lokalizohet kërcënuesi

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë