Pavarësisht tensioneve, Kosova vijon të lëshojë fletëqortime për targat ilegale

1 minut lexim

Situata në pikën kufitare në Bërnjak edhe sot është e qetë. Prej 1 nëntorit deri më sot, në këtë pikë kufitare, janë shqiptuar mbi 200 fletëqortime për qytetarët, të cilët ende posedojnë automjete me targa ilegale.

Sipas RTK-së, në këtë pikë kufitare, që ndan Kosovën me Serbinë, janë shqiptuar 10 fletëqortime ndaj qytetarëve serbë, të cilët vazhdojnë që në automjetet e tyre të mbajnë targat ilegale KM dhe nuk i kanë zëvendësuar me ato legale, RKS.

Normalisht numri i fletëqortimeve nuk është i lartë, sepse kryesisht janë të njëjtit qytetarë që frekuentojnë këtë pikë kufitare dhe se vetëm një fletëqortim shqiptohet për një automjet me targa ilegale, pavarësisht sa herë ai automjet kalon aty.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër sjelljet e prindërve që dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijës

Story i radhës

Zgjedhjet në SHBA: Vazhdon numërimi i ngadaltë në Arizona

Të fundit nga