Pavarësisht mungesës së energjisë, Kievi ndez dritat e pemës së Krishtlindjeve

December 17, 2022
1 minut lexim

Në sheshin qendror të Kievit është vendosur pema e Krishtlindjeve. Dhe, pavarësish ndërprerjes së energjisë elektrike nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, dritat e pemës janë ndezur duke sjellë sadopak atmosferë festash.

Ndërkohë, Ukraina ka arritur të rivendosë energjinë për pothuajse 6 milionë njerëz në 24 orët e fundit pas sulmeve masive ruse kundër sistemit të prodhimit të energjisë elektrike, deklaroi sot Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ndër zonat e prekura, ishte sheshi qendror i Kievit, ku është vendosur një pemë e Krishtlindjeve më e vogël se zakonisht.

Hapësira e madhe përballë katedrales shekullore të Shën Sofisë është ankoruar tradicionalisht nga një pemë gjigante natyrale për Krishtlindje, por këtë vit është vendosur një pemë artificiale 12 e mbushur me drita që mundësohet nga një gjenerator.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko thotë se një e katërta e Kievit mbetet pa ngrohje, por sistemi i metrosë është rikthyer dhe funksionon dhe të gjithë banorët janë rilidhur me furnizimin me ujë.

Rreth një e treta e qytetit mbetet pa energji elektrike, thotë Klitschko.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Peci: MSh të reagoj ndaj shitjes së barnave të prodhuesve të paautorizuar

Story i radhës

Sa herë në javë duhet të lahemi, sipas ekspertëve?

Të fundit nga

ShkoLartë