Mbrojtësi i Bayernit, Benjamin Pavard, ka folur për mediet franceze në lidhje me zërat për një largim të tijin nga Bajerni i Mynihut.
Mbrojtësi që erdhi nga Shtutgarti para dy sezonesh tha se kishte refuzuar një kalim te PSG-ja edhe pse kishte marrë një ftesë nga ylli Kilië Mbape.
“Jam i lumtur te Bajerni, është një nga klubet më të mëdha në botë. Është e vërtetë që Parisi më ka dashur, edhe Kilië më ka thënë që t’i bashkohem atje. Por unë kurrë nuk e kam vënë në dyshim të ardhmen time në Mynih”.
I pyetur se ku mund ta imagjinonte veten në të ardhmen, ai tha se:
“Nuk e di, por e sigurt është që nuk do të shkoj kurrë te Borusia e Dortmundit, kjo pasi ata janë rivalët tanë dhe nuk mund t’ua bëj këtë gjë tifozëve”, tha Pavard.