Me prurjet e reja dhe me një trajner si Jose Mourinho, tifozët e Romës janë të emocionuar dhe me pritje të mëdha për këtë sezon nga skuadra e tyre.
Skuadra e Jose Mourinhos përballet sonte me Salertinanan në orën 20:45 në stadiumin “Arechi” në Salerno.
Roma ka vetëm një mungesë për ndeshjen e parë të Serisë A; Ebrima Darboe do të mungojë për shkak të një dëmtimi afatgjatë pasi iu nënshtrua një operacioni në gju muajin e kaluar,..
Gjërat janë më të vështira për Salernitanën, të cilët nuk mund të llogarisin te të lënduarit Matteo Lovato, Paëel Jarozynski dhe Emil Bohinen.
Në dyshim për ndeshjen në fjalë janë edhe Ivan Radovanoviç dhe Domagoj Bradaric. Roma pati pak probleme në dy takimet e saj me Salernitanën sezonin e kaluar, duke fituar ndeshjen si mysafir 4-0 dhe atë në shtëpi 2-1. Ata do të shpresojnë të vazhdojnë dominimin e tyre kundër skuadrës së “Campanias” edhe këtë mbrëmje.
Mourinho pritet që t’ia jap mundësinë e debutimit blerjes së bujshme, Paulo Dybala dhe ai në sulm pritet të mbështete nga Zaniolo dhe Abraham.
Salernitana-Roma, formacionet e mundshme
Salernitana (3-5-2): Sepe; Gyomber, Fazio, Pirola; Candreva, Coulibaly, Capezzi, Kastanos, Mazzocchi; Bonazzoli, Ribery.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Pellegrini, Spinazzola; Dybala, Zaniolo; Abrahami.