Zëvendëskrymeinistri Izet Mexhiti ka ni ka reaguar ndaj kritikave pas njoftimit të ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, që policë të Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, shkruan TV21. Mexhiti thotë se marrëveshja është realizuar nga pushteti i kaluar, gjegjësisht se marrëveshja është bërë në vitin 2014 dhe se vlen për shtetet e rajonit si Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria.
“Ka fotografi, ka incizime te ju në media, prej 2014 kur policët serbë kanë patrulluar në Ohër dhe ka kumtesë publike nga BDI që e ka përshëndetur këtë iniciativë, këtë bashkëpunim të policive të rajonit”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv
Burimi: tv21