“Patriotët” parazgjedhorë/ Milevska: Mos bini pre e nacionalizmit, “armiqtë” sërish do të ulen bashkë

November 29, 2023
min lexim

Retorika nacionaliste, që prek ndjenjat e qytetarëve, nuk ka të ndalur dhe duket sikur vazhdimisht vjen duke u rritur sa më shumë që afrohen zgjedhjet.

Atë kryesisht kohëve të fundit kryesisht po e përdorin janë politikanët, 6 muaj para zgjedhjeve, e ata që “ndizen” me komente, janë qytetarët nëpër rrjetet sociale.

Sa për ilustrim, ndër deklaratat e fundit me gjuhë paragjykuese, ishte ajo e deputetit të VMRO-DPMNE-së Igor Zdravkovski, i cili duke mbështetur protestën kundër hapjes së një paraleleje shqipe në Çashkë, akuzoi shqiptarët për “pushtim territoresh”.

“Ata duan duke i shfrytëzuar fëmijët, t’i maltretojnë, t’i transportojnë çdo ditë, vetëm e vetëm të pushtojnë territor. Konsideroj se si maqedonas, kjo është e fundit që kemi lejuar dhe prej këtu nuk duhet të tërhiqemi. Keni mbështetje absolute”- tha Igor Zdravkovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në ditën e flamurit dhe ditën kur firmosën bashkëpunimin në kuadër të Lidhjes Europiane për Ndryshim, u shpreh se pas Kosovës, edhe Maqedonia të bëhet shtet shqiptar.

“Sot këtu në Tetovë të bashkohemi Kosova, Maqedonia dhe Lugina që ta bëjmë shtetin e dytë shqiptar Kosovën, pas Kosovës pastaj, pse jo, edhe Maqedoninë.”- tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes “Besa”.

E kur jemi në Tetovë, ngjarjet me kryqin në kompleksin e manastirit në Kodrën e Diellit po ashtu kanë qenë pikë e nxehtë për të ngritur pluhur nacionalizmi dhe feje.

Sikur të mos mjaftonin zhvillimet e javëve më parë, mbrëmë dikush në oborr të kishës vendosi flamurin shqiptar në vend të atij të Kishës Ortodokse maqedonase. Ai u arrestua dhe flamuri u hoq, por atij që nuk i shpëtoi pa e përdorur këtë ngjarje për populizëm është drejtori i qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, që në fakt për postin që mban, nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë ngjarje.

Profesoresha universitare, Mirjana Malevska, thotë se qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve me karakter etnik pasi kjo bëhet me marrëveshje nga aktorët politikë, të cilët pas zgjedhjeve prap ulen bashkë në Qeveri.

“Para zgjedhjeve rritet retorika nacionaliste, por në të njëjtën kohë aktorët e njëjtë nga njëra dhe tjetra anë, nga etni të ndryshme, janë në marrëveshje të vazhdueshme, bien dakord, bisedojnë dhe bëjnë kombinime të pamundura dhe kur do të mbarojnë zgjedhjet shihni që në dukje armiqtë e zemëruar, partitë ekstreme nacionaliste do të ulen bashkë në Qeveri dhe do ta formojnë Qeverinë si dhe do të vazhdojnë të jenë në pushtet në periudhën e caktuar zgjedhore.”- thotë
Mirjana Malevska, profesoreshë universitare.

Profesoresha Malevska thotë se ky patriotizëm i tepruar parazgjedhor nuk është gjë aspak e mirë, aq më pak në shoqërinë tonë. Këto ndjenja preken me qëllim për shkak të votës së qytetarëve, thotë Malevska, duke shtuar se pas zgjedhjeve, gjithçka normalizohet.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Presidenti turk Erdoğan thotë se do t’i përshpejtojnë përpjekjet për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

Story i radhës

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, zhvilloi takim me shoqërinë civile në Kosovë

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28
sqmken
ShkoLartë