Patriot Behrami pretendon më të mirën në Lojërat Mesdhetare

1 minut lexim

Boksieri i kombëtares së Kosovës, Patriot Behrami, është i përgatitur në çdo aspekt për Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, të cilat sot në mbrëmje (21.00) hapen zyrtarisht.  

Behrami pretendon më të mirën, medalje në këtë ngjarje të madhe.

Boksieri i kategorisë -69 kg është përgatitur me vrull të shtuar dhe mezi pret që nesër të njoh rivalin kur pritet edhe të hidhet shorti. 

“Kemi qenë duke stërvitur nga fillimet e janarit për garat e mëhershme, pastaj kemi qenë në grumbullim në Prishtinë dhe kemi bërë stërvitje në sallën e klubit të boksit Gollaku tre javë deri kur ka ardhur momenti për nisje në Oran.

Jemi të përgatitur mirë, me vendosmëri për medalje”, thotë Behrami për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjithë i dinë gabim këto 7 ‘fakte’ për kremin dhe rrezet e diellit

Story i radhës

Vjedhje, plagosje dhe trafik droge, ekstradohen 4 shqiptarë nga Italia, Gjermania dhe Franca

Të fundit nga