Pasuria nuk qëndron e kyçur në kasafortë, por në mendje…

min lexim

“Ajo që mbetet në jetë, nuk janë të mirat materiale, por kujtimet e momenteve që ke përjetuar dhe të kanë bërë të lumtur. Pasuria jote nuk qëndron e kyçur në një kasafortë, por në mendjen tënde. Është në emocionet që ke përjetuar, brenda shpirtit tënd”. – Alda Merini

Në kushtet e kërkesave përherë e në rritje, apo ndikimeve të të tjerëve për të bërë lekë dhe pasuri, shpesh rrëmbehemi pas punës për t’u pasuruar. Harrojmë të jetojmë momentet, të kalojmë bukur e t’i kushtojmë kohë vetes sonë. Madje dhe kur dalim, mendojmë e diskutojmë vetëm për punën. Organizojmë kafe me shoqërinë vetëm në orare të kufizuara mes punëve, dhe në ato kafe shpesh celulari na tringëllon vetëm nga puna.

Nuk ka asgjë të keqe të punosh për të siguruar të ardhura. Nuk ka asgjë të keqe as të punosh për të qenë më i miri në fushën tënde, madje është gjëja që duhet ta bëjnë të gjithë. Ajo që është e gabuar, është të mos ndash jetën personale nga ajo profesionale. Sigurisht puna ka rëndësinë e vet, dhe duhet të ketë rëndësi të veçantë, duke qenë se na siguron të ardhura. Por jeta personale ka rëndësi akoma më të veçantë.

Në fundvit, kur të gjithë mblidhemi për të festuar, mendo vetëm diçka. Të ka kaluar ndonjëherë në mendje se sa ke fituar në një muaj të caktuar? Apo ke menduar se sa mirë je ndjerë në një situatë të caktuar? Kjo gjë bën diferencën. Paratë shkojnë e vijnë, harrohen. Janë çastet që përjetojmë, të mira apo jo, ato që mbeten gjatë në kujtesë dhe kanë rëndësi…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdojnë largimet nga lëvizja Besa!?

Story i radhës

Operacionet speciale në Evropë/ Gjeneral Tabor tregon arsyet pse SHBA përzgjodhi Shqipërinë për krijimin e bazës

Të fundit nga