Pasuria e Elon Musk më e madhe sesa GDP-ja e Finlandës dhe Portugalisë

1 minut lexim

CEO i Tesla dhe SpaceX tashmë ka një pasuri prej 300 miliardë dollarë sipas renditjes së njerëzve më të pasur në botë nga Forbes.

50 vjeçari Elon Musk ka një pasuri 100 miliardë dollarë më shumë sesa njeriu i dytë më i pasur në botë Jeff Bezos themelues i Amazon dhe kompanisë rivale Blue Origin të SpaceX.

Musk është anëtari më i ri bordit drejtues të rrjetit social Twitter dhe ka dyfishin e pasurisë së investitorit legjendar Warren Buffet.

Madje është më i pasur se dy CEO e Microsoft Bill Gates dhe Steve Ballmer së bashku.

Së fundi pasuria e Musk është vetëm 35 miliardë dollarë më pak sesa GDP-ja e Afrikës së Jugut por më e madhe sesa GDP-ja e Kolumbisë, Finlandës, Pakistanit, Kilit dhe Portugalisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Silva: Në atë moment trishtimi, kam provuar një ndjenjë gëzimi të madh

Story i radhës

Nën hetim fasada e godinës së Qeverisë! Procedurë hetimore kundër katër personave

Të fundit nga