Pasojat e luftës, mungesa e ukrainasve dëmton sektorin e turizmit

April 6, 2022
1 minut lexim

Sektori i turizmit pritet të ketë një tjetër sezon të vështirë, kësaj radhe i ndikuar nga kriza e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fakt, efektet kanë filluar të shfaqen që tani, pasi turistët ukrainas duhej të kishin filluar rezervimin e charterave, nëse situata do të ishte normale.

Dhe kur flasim për turistë nga Ukraina, bëhet fjalë jo për 10 apo 15 ditë, por pothuajse të gjithë sezonin.

Në fakt, një situatë e vështirë pritet në sektorin e turizmit edhe në gjithë rajonin apo të paktën për vendet që konkurrojnë me Shqipërinë, si Kroacia, Mali i Zi apo Greqia.

Sipas kreut të operatorëve turistike të jugut, këtë sezon nuk pritet që të ketë turistë as nga Serbia, të cilët me sa duket preferojnë Greqinë.

Sipas operatorëve turistikë, situata e krijuar prej luftës në Ukrainë është më rëndë edhe nga situata e krijuar prej pandemisë, por pavarësisht kësaj, infrastruktura e përmirësuar në zonat turistike si dhe gatishmëria e operatorëve, janë shpresa për të patur një sezon mbi këto pritshmëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shërbëtor në arsim dhe parti, vdes ish-zyrtari i njohur i LDK-së (FOTO LAJM)

Story i radhës

Intel bëhet kompania e radhës që bojkoton Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë